Reali nuk njeh “blof”, likuidon 3-0 Alaves

Reali i Madridit fitoi thellë 3-0 në “Santiago Bernabeu” me Deportivo Alaves, për të vijuar i qetë drejt titullit në Primera Division. Në fakt ky sukses i los Blancos nuk ishte shumë i lehtë pasi deri 5 minuta para përfundimit të kohës së rregullt Alaves ishte në lojë për të marrë një pikë.

Skuadra e Zidane, e shënoi golin e parë në të 31-ën me Benzema, por meritë në këtë finalizim kishte Carvajal. që i dha mundësinë e goditjes sulmuesit francez.

Me gjithë dominimin e Realit goli i sigurisë erdhi vetëm në minutën e 85-të teksa Isco i shërbyer nga Ronaldo gjeti rrjetën në një pozicion të prirët.

I cliruar psikologjikisht Reali shënoi të tretin me Nachon, që u gjend nëkohën dhe vendin e duhur pas një topi të kthyer nga traversa.

Ndërkohë në Sanchez Pizjuan Sevilla u ndal në barazim 0-0 me Sporting Gijonin, duke humbur edhe më shumë terren ndaj Atleticos për vendin e tretë.

Posted On 02 Pri 2017

Atletico tregon forcën, 3-1 ndaj Sevillas

3 fitore rradhazi për Atleticon e Madridit në La Liga. Los Colchoners vazhduan momentin e mirë me suksesin 3-1 ndaj Sevillas në Vicente Calderon dhe në njëjtën kohë zhytën në krizë skuadrën e Jorge Sampaolit. Një fitore e thjeshtë për Atleticon që u ngjit në kuotën e 55 pikëve duke blinduar vendin e 4-t dhe duke kërcënuar Sevillan që pozicionohet e treta me vetëm 2 pikë më shumë. Për të zhbllokuar sfidën mendoi një qëndërmbrojtës. Në minutën e 37-të uruguiani Diego Godin shfrytëzoi një harkim perfekt të Antoine Griezmann dhe me specialitetin e tij që janë goditjet me kokë arriti ti jepte avantazhin Atleticos. Në të 61-tën Griezmann më i miri në fushë për skuadrën e Diego Simeones ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje standarte duke mos i dhënë asnjë shans Sergio Ricos. 2-0 për Atleticon në një moment kyc të sfidës. Suksesi i Los Colchoneros u vulos nga goli i tretë i realizuar nga Koke në minutën e 77-të. Në fund kishte vend për finalizimin e argjentinasit Joaquin Correa që shënoi golin e nderit për Sevillan duke fiksuar shifrat përfundimtare të këtij takimi në 3-1.

Posted On 19 Mar 2017

Reali kalon Ath. Bilbaon

I udhëhequr nga Ronaldo, autor i dy asisteve, Benzema e Casemiro, që shënuan nga një gol për kokë, Reali i Madridit fitoi 2-1 në San Mames kundër Athletic Bilbaos për ta zgjatur të paktën për një natë në 5 pikë diferencën me Barcelonën, që impenjohet këtë të Diel në Camp Nou kundër Valencias.Te Los Blancos rikthehej BBC, me Balë që ishte sërish në fushë pas pezullimit prej dy ndeshjesh, dhe për 10 minuta baskët e nisën mjaft mirë, por duke krijuar pak raste, dhe me kalimin e minutave Reali nisi të krijonte rrezik. Pas një goli të Ronaldos të anulluar me të drejtë për pozicion jashtë loje, Reali gjeti avantazhin në të 25 me Karim Benzema, që shënoi me një prekje me të djathtën pas krosit të Ronaldos. Goli i 8 në La Liga për francezin, me Athletic që nuk arriti të reagonte në pjesën e parë, në të dytën kur Zidane nxori nga loja Modric dhe jo Bale për të futur Lucas Vazquez, Reali humbi ekuilibrin dhe në të 65 pësoi golin e barazimit të Aduriz që shënoi me kokë i shërbyer në të njëjtën mënyrë nga Raul Garcia.

Ekuilibri gjithsesi zgjati vetëm 3 minuta, pasi baskët u gjendën të përgjumur në një goditje të Kroos me Ronaldon që preku në shtyllën e parë dhe topin që shkoi si dhuratë për Casemiron që nuk mund të gabonte 3 metra larg vijës fatale. 2-1 dhe për të ruajtur këtë fitore të cmuar për Zidane mendoi i shumëkritikuari Keylor Navas që shpëtoi portën me dy pritje vërtet të mira ndaj Iniuaki Williams.

Posted On 18 Mar 2017

Reali fiton kundër Betisit falë kapitenit Ramos

Sergio Ramos si gjithmonë nxjerr Realin nga balta. Mbrojtësi spanjoll realizoi golin e fitores 2-1 ndaj Betis Sevilles 9 minuta para kohës së rregullt, me Los Blancos që rimarrin kreun e La Ligas, me 2 pikë më shumë se Barcelona. Një sfidë që rezultoi me e vështirë se c’ishte parashikuar për skuadrësn e Zidane, që edhe në këtë herë në momentin më të vështirë thërret në ndihmë Ramosin.

Reali vihet në vështirësi nga andaluzianët që në fillim të takimit me dy gafa të portierit Keylar Navas. Costaricani fillimisht ndërhyn ne mënyrë të gabuar ndaj Brasanac, por cuditërisht gjyqtari Lahoz vijon lojën.

Në të 24-rën, Navas nuk arrin të kotrolloi goditjen qendrore të Sanabrias dhe në panik e sipër shtyn vetë topin me dorë përtej vijës fatale.

I pafalshëm një gabim i tillë nga portieri i Realit. Avantazhi i Betisit zgjati deri në minutën e 41-të, kur Critiano Ronaldo shënoi me kokë pas krosimit të Marcelos.

Në të 78-ën Piccini i Betisit largohet nga fusha më karton të kuq, ndërsa në minutën e 81-të përsëritet skena e riparë shumë herë me protagonist Sergio Ramos, që shënoi me kokë golin e fitores për Los Blancos.

1 Real Madrid 26 +42 62
2 Barcelona 27 +54 60
3 Sevilla 27 +20 57
4 Atlético Madrid 27 +27 52
5 Villarreal 27 +20 48
6 Real Sociedad 27 +4 48
7 Athletic Club 27 +4 44
8 Eibar 26 +5 39
9 Espanyol 27 +1 39
10 Deportivo Alavés 27 -5 37
11 Celta de Vigo 26 -6 35
12 Las Palmas 27 -2 32
13 Valencia 27 -11 30
14 Real Betis 27 -15 28
15 Deportivo La Coruña 27 -11 27
16 Málaga 27 -12 26
17 Leganés 27 -19 25
18 Granada 27 -31 19
19 Sporting Gijón 27 -28 18
20 Osasuna 26 -37 10
Posted On 12 Mar 2017

“No Neymar, No Party” – Deportivo “fundos” Barcelona-n

Barcelona, pas përmbysjes historike të arritur në mesjavë kundër PSG në Champions, ka pësuar një humbje befasuese në fushën e Deportivo La Coruna, që ka fituar pasditen e sotme me rezultatin 2-1. Një fitore që i mungonte bardhebluve që nga viti 2008-të. Mungesa e Neymar, arkitekti i fitores së jashtëzakonshme të arritur kundër francezëve, është ndier shumë dhe humbja e sotme mund t’i ketë kushtuar titullin Messi-t me shokë, të cilët mbeten dy pikë larg Real Madrid, por madrilenët do të presin Betis në shtëpi mbrëmjen e sotme dhe duhet të rikuperojë një ndeshje kundër Celta Vigos.

Rasti i parë i rrezikshëm është krijuar nga vendasit në minutën e 40 dhe është shfrytëzuar në mënyrën e duhur nga Deportivo që ka zhbllokuar takimin me Joselu-n, i cili ka përfituar nga një gafë e portierit të Barçës. Por reagimi i katalanasve ka ardhur një minutë pas fillimit të pjesës së dytë, teksa Luis Suarez ka barazuar ndeshjen me një goditje të shpejtë dhe të saktë brenda zonës së rreptësisë. Në minutën e 64-t ka qenë një tjetër Suarez (Denis) që ka shkuar afër përmbysjes së rezultatit, por gjuajtja e tij është ndalur nga portieri Lux. Bardheblutë janë kundërpërgjigjur me Joselu në të 74-ën me një goditje të bukur me kokë, por ter Stegen ka arritur ta devijojë në goditje nga këndi.

Pikërisht nga kjo goditje standarde ka ardhur edhe goli i dytë i vendasve, të cilët janë kthyer në avantazh me Bergantinos. Edhe ky gol ka ardhur nga një tjetër goditje nga këndi, por këtë herë portieri i miqve nuk ka pasur faj, teksa goditja e lojtarit të Deportivos ka qenë e pakapshme. Barça ka pasur rastin për të barazuar dhjetë minuta para fundit të takimit, por Luis Suarez ka gabuar në mënyrë të pashpjegueshme, duke ia lehtësuar punën portierit Lux që ka kontrolluar pa probleme topin. Duket se energjitë e shumta të shpenzuara për fitoren historike të arritur në Champions ka lënë pasoja te skuadra katalanase, që ka pësuar humbjen e tretë në këtë kampionat.

Posted On 12 Mar 2017

Verratti do të ishte blerje ideale për Barcelonën

Marco Verratti dhe Barcelona po shkrihen gjithnjë e më shumë në një binom të pandashëm në spekulimet e merkatos. Mesfushori i PSG-së shihet si lojtar i përshtatshëm për 11-shin e skuadrës katalanase, sepse ka një stil loje tepër të ngjashëm me yje si Andres Iniesta dhe Xavi Hernandez. Pikërisht ky i fundit i ka shtuar edhe më tepër zërat për një transferim të mundshëm të italianit, duke u shprehur se 24-vjeçari do të ishte ideal në “Camp Nou”.Kështu, i pyetur në “Le Parisien”, legjenda e futbollit spanjoll ka deklaruar: “Për mendimin tim, Verratti do të ishte blerja ideale. Ai është paksa si unë, gjithnjë në kërkim të topit në thellësi të fushës dhe pastaj duke u përpjekur për të diktuar lojën e tij më përpara. Ai është i vogël krejt si unë dhe kurrë nuk e humbet topin. Teknika e tij është e jashtëzakonshme. Ai është një lojtar, të cilin do të doja ta shihja te Barcelona.” Epo, ashtu qoftë – nëse lojtari do!

Ekipi Cholo Simeones fitoi me golat e Griezmann dhe Gameiro

Edhe pse cilësohet jashtë garës për titullin në La Liga, Atletico Madrid duket e rikthyer në skuadrën që të gjithë njihnin. Përballja e fituar 3-0 me Valencian u vendos pikërisht nga grinta dhe agresiviteti që ekipi i Simeoones shfaqi në fillimin e pjesëve të lojës. Antoine Griezmann zhbllokoi shifrat vetëm pas 10 minutave lojë, duke shfrytëzuar asistin e Koke.

Në startin e pjesës së dytë, ishte Kevin Gameiro ai që dyfishoi, ndërsa Griezmann realizoi golin e tretë për “Los Colchoneros” dhe të dytin personal në minutën e 83-të. Tre pikë shumë të rëndësishme për Atletico Madrid, që rikthehet në vendin e katërt, me një pikë më tepër se rivalët e Real Sociedad.

Ndërkohë në sfidën tjetër të La Liga-s Athletic Bilbao mori një fitore të vuajtur në shtëpi ndaj Malagës. Sfida përfundoi me suksesin minimal 1-0 të baskëve kjo falë 11-metërshit të realizuar nga Raul Garcia në minutën e 72′.

Posted On 06 Mar 2017

Katalunasit tregohen të pamëshirshëm ndaj Celtas

Djelmoshat e Luis Enriques janë treguar të pamëshirshëm ndaj Celtas, duke e mposhtur me rezultat të thellë, dhe duke marr një fitore shumë të merituar e cila i kthen në pozitën e parë në La Liga.Serinë e golave e hapi ylli i skuadrës, Lionel Messi, i cili shënoi një supergol nga distanca minutën e 24 pas asistimit të Sergio Busquets.

Messi ndikoi edhe në golin e dytë, pasi asistoi për mrekulli për Neymar, i cili me parabolë mposhti portierin kundërshtar në minutën e 40 dhe me rezultat 2-0 skuadrat shkuan në pushim.Në pjesën e dytë, Barcelona shënoi edhe tre gola të shpejta për ta siguruar fitoren e thellë ndaj Celtas.Fillimisht ishte kroati Ivan Rakitic, që shënoi nga afërsia në minutën e 57 pas asistimit të Rafinhas, por pozita e tij ishte e dyshimtë.

Në minutën e 61 të ndeshjes i erdhi radha mbrojtësit francez, Samuel Umtiti, i cili shënoi me asistimin e Messit për 4-0.Luhej minuta e 64 kur argjentinasi Messi shënoi edhe një gol të bukur për 5-0, pasi më parë dribloi dy futbollistë kundërshtar.

Deri në fund të ndeshjes, Barça pati edhe disa raste të tjera, por rezultati mbeti i pandryshuar dhe në fund e mori këtë fitore të thellë e cila e rikthen në pozitën e parë me 60 pikë apo një më shumë se Reali që ka një ndeshje më pak, ndërsa Celta renditet në vendin e 10 me 35 pikë.

Posted On 04 Mar 2017

Real Madrid ka fituar me rezultat të thellë 4-1 në udhëtim ndaj Eibar

Pas tri ndeshjeve me shumë luhatje ndaj Valencia, Villarrealit dhe Las Palmasit, skuadra mbretërore është kthyer ta tregoj forcën e vërtetë në fitoren ndaj skuadrës së Eibarit.Skuadra e Zinedine Zidane arriti të siguroj fitoren qysh në pjesën e parë duke shënuar tri gola.Serinë e golave e hapi Karim Benzema, i cili shënoi në minutën e 14 për 1-0.

Sulmuesi francez shënoi edhe golin e dytë për ‘Mbretërit’, kur në minutën e 25 shfrytëzoi për mrekulli një asistim të James Rodriguez duke shënuar për golin e dytë personal.Katër minuta më vonë ishte radha e Rodriguez që të shënoi gol, ku pas asistimit nga Benzema mposhti portierin kundërshtar për 3-0 dhe skuadrat shkuan në pushim me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë, Reali arriti të menaxhoj shumë mirë ndeshjen, duke shënuar edhe një gol me anë të Asensios, i cili shënoi në minutën e 60 për 4-0 nga një top i kthyer nga shtylla.

Deri në fund të ndeshjes, mysafirët nga Madridi patën edhe raste tjera për të thelluar edhe më shumë epërsinë, por nuk e gjetën më golin, ndërsa vendasit shënuan golin e nderit.

Ishte Ruben Pena, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 72 pas asistimit nga Pedro Leon dhe vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes apo fitoren e ‘Mbretërve’ me rezultat 4-1.

Pas kësaj fitore, Reali rikthen pozitën e parë në kampionat me 59 pikë, ndërsa Eibari renditet e shtata me 39 pikë.

Posted On 04 Mar 2017